Këta janë “Johanat” e BDI-së, ishin ministra kur qeveria ndau nga 5.000 euro për Tarçullovskin (Foto)

Këta janë funksionarët e BDI-së që kanë qenë ministra në qeverinë e Gruevskit në vitin 2011. Sipas një dokumenti që ka rrjedhë në opinion, në vitin 2011 është sjellë vendim qeveritar për të ndarë çdo muaj nga 5.000 euro për familjen e Johan Tarçullovskit, i dënuar për krime lufte ndaj shqiptarëve të fshatit Luboten të Shkupit. Ky vendim asnjëherë nuk është kundërshtuar nga BDI-ja, kurse kjo parti ende nuk ka kërkuar falje nga shqiptarët e Lubotenit për financimin e Tarçullovskit me mjete buxhetore. Më pas, vetë bashkëshortja e Johan Tarçullovskit, Sonja tarçullovska, e pranoi se ndihmë prej 5.000 eurove në muaj kanë marrë tetë vite edhe atë duke filluar që nga viti 2005 deri në vitin 2013.

Analisti Arsimi Zekolli përfaqësuesit e BDI-së që kanë ndihmuar Tarçullovskin i ka quajtur “Johanat e Alisë”. Në ndërkohë, portali sudstvo.mk sot ka informuar se përveç familjes së Johan Tarçullovskit, qeveria VMRO-BDI mjete buxhetore ka ndarë edhe për mbrojtjen e tij. Këto informacione janë shpallur si “sekret shtetëror”. Kjo paraqet goditje për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili këtyre ditëve po mundohet të shitet transparent para opinionit shqiptar edhe pse qeveria e tij me Gruevskin ka shpallur si sekrete shtetërore dokumentet për financimin e mbrojtjes së kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës.

Comments

comments