Diaspora për Strugën Deklaratë e Hapur për Struganët: Ta përkrahim të Gjithë Ziadin Selën

Deklaratë e hapur

Organizata jonë me seli ne Cyrih u bënë thirrje të gjithë struganëve, që duan vendlindjen dhe qytetin e tyre të bukur të organizohen për zgjedhjet e 29 tetorit dhe të votojnë dhe të përkrahin Ziadin Selën për Kryetar të Komunës në Strugë. Gjithashtu ju drejtohemi edhe Struganëve me kombësi maqedone që edhe ata para kutisë së votimit të mendojnë për të mirën e Strugës. Ramiz Merko dhe bandat e tij kriminale kanë një qellim që Strugën ta bëjnë “Pashallëk” dhe pronë të tyre private, të urzupojnë dhe të vjedhin atë qe s’u takon atyre, por i takon struganëve, pa marrë parsaysh kombesinë apo besimin fetar. Të nderuar struganë nuk shitet vatani, mendoni se si veproni kur dikush do t’ju blejë ose ju ofron diçka që nuk është e tij por e popullit. E pyesim kryeministrin Zoran Zaev dhe partinë e tij LSDM: Pse i kanë qitur në pazar qytetarët e Strugës, por edhe të Gostivarit dhe kështu me radhë. A është kjo ajo qeveri që qytetarëve në Maqedoni u premtoj “Reforma” dhe “Progres”, apo është kjo qeveri ajo që na qiti në pazar sikur me qenë skllevër ne vendin tonë. Ç’është e keqja, bashkeqytetarët tanë maqedonas nuk e kuptojnë se i kanë nxjerrë ne treg LSDM dhe Zoran Zaev për interesa te liga. Zoran Zaev me këto gjeste del nga vizioni i tij për një Maqedoni “Qytetare” dhe si Kryeministër në vend që te jetë “Neutral” ai anon dhe keqperdor postin e tij si kryeministër një lloj si Nikolla Gruevski. DIASOPRA për STRUGEN përkrah Ziadin Selën në misionin e tij per një “STRUGE NDRYSHE” .

Comments

comments