Maradona: Më dhemb shpirti që nuk ia dhashë çmimin Messit

Legjenda argjentinase, Diego Maradona e ka pranuar se do të dëshironte që çmimin “The Best” t’ia dhuronte Leo Messit e jo Cristiano Ronaldos.

FIFA mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e shpalljes së më të mirëve, u çmimin kryesor e fitoi Cristiano Ronaldo, si lojtari më i mirë në botë.

Këtë çmim portugezit ia ndau legjenda Diego Maradona, i cili e pranoi se do të dëshironte që këtë çmim t’ia ndante Leo Messit.

“Më dhemb në shpirt që mu desh të ia jap çmimin Ronaldos e jo Messit”, tha Maradona për TyCsports.

Comments

comments