Merkos i del huq takimi në Morovishtë!?

Kandidatit të BDI-së për Strugën, Ramiz Merko, i cili po realizon takime në fshatrat e pastër maqedonase për të marrë vota për ta fituar komunën, mbrëmë nuk i ka ecur mirë puna.
Në takimin që Merko dhe ekipi i tij e kanë realizuar në fshatin maqedonas Morovishtë, banorët e kanë kritikuar ashpër duke ia kujtuar kohën kur Merko ishte kryetar komune dhe e shndërroi Strugën në një fshat të madh.
Kritika ka pasur edhe në fshatin Drasllajcë, poashtu fshat maqedonas, ku Merko për t’i shmangur kritikat, ka filluar të kritikojë Ziadin Selën, gjoja se ky i fundit qenka shumë nacionalist dhe nuk i don maqedonasit.
Takimet që Merko i realizon në fshatrat maqedonase, nuk janë pritur mirë nga shqiptarët e Strugës dhe mërgata shqiptare, të cilët po mobilizohen që Strugën të mos ia lënë atyre që dikur e shkatërruan.

 

Comments

comments