Letër e hapur znj. Elida dhe z. Skender Buçpapaj

Letër e hapur znj. Elida dhe z. Skender Buçpapaj
(Kërkoni falje Luftëtarit të lirisë, Jeton Lleshit)
Miqë të mi!
Po ju drejtohem nga një pozicion shumë i vështirë për t’i thënë të gjitha ato që do të thuheshin në një situatë tjetër.
Por duke njohur dhe duke vlerësuar, përtej pikpamjeve politike dhe ideologjike, anën tuaj intelektuale dhe krijuese, kërkoj nga ju, së paku si mik i tryezave të përbashkëta kulturore nëpër qytetet e shumtë të Zvicrës, të kapërceni mbi inatet tuaja personale karshi Luftëtarit të Lirisë, Jeton Lleshit, i cili mbi çdo ideologji njeh për Zot vetëm Nënën Shqipëri; kërkoni falje Jetonit dhe tërhiqni “dëshmitë” rënduese mbi jetën e një të riu shqiptar nëpër gjykatat e huaja; tejkaloni mbi mllefet personale karshi Jetonit, dhe bashkërisht, pa dallime politike dhe ideologjike, të punojmë dhe të përpiqemi, që të gjitha “zënkat” dhe “incidentet” mes Shqiptarëve të mërgatës të zgjidhen një ditë në Gjykatat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Përndryshe, gjithçka që mund të ndodh me jetën e Jetonit, përgjegjsia, së paku ajo morale, bie edhe mbi ndërgjegjen tuaj.
Me respekt, Lebit Murtishi.

Comments

comments