Rasti ‘Monstrum’ dhe monstrat e vërtetë

Rasti ‘Monstrum’ është një ndër shkaqet që shqiptarët në zgjedhjet e kaluar braktisën BDI-në dhe i votuan partitë opozitare. Ky rast i montuar i përfshiu disa shqiptarë të pafajshëm në burgjet e Maqedonisë, si dhe çoi në këmbë disa herë duke protestuar popullin shqiptarë kundër regjimit VMRO-BDI.

Tani më të akuzuarit nga ky rast janë duke u liruar, andaj portali ynë bëri një anketim të qytetarëve për të marrur opinionet e tyre rreth këtij rasti:

Qytetari i parë, me inicialet A.O u shpreh: ‘Rasti Monstra është një rast që nuk duhet të përsëritet më. Ky rast ishte kulmi i politikës anti-shqiptare nga BDI dhe VMRO. Në lirimin e personave të pafajshëm nuk duhet përgëzuar Ali Ahmeti, sepse ai me grupacionet e tij e montuan këtë rast. Kësaj politike duhet ti vijë fundi, andaj të dënuarit e rastit monstra duhet të denocojn gjykatën dhe qeverin BDI-VMRO për montimin e procesit të tyre.”

Qytetari i dytë R.M theksin e vuri të akuzat ndaj LSDM-së, e cila nuk publikoi ‘bombat për Monstrën’ dhe la kaq gjatë të pritet për pafajësinë e tyre: ” Qeveria LSDM-së do të tentojë të manipulojë duke marrë për vete meritën e lirimit të atyre qytetarëve. Por LSDM-ja harron se ajo ishte shkaku që nuk publikou bombat për rastin ‘Monstra’, ndoshta atëherë do të ishin liruar më herët këta qytetarë. Por gjithashtu LSDM-ja duhet të pëgjigjet edhe për rastin ‘Sopoti’ pasi ajo ishte fajtore për atë.’

Qytetari i tretë i anketuar nga ne u shpreh: ‘Më vjen keq se si BDI-ja dhe Artan Grubi dëshirojn të manipulojnë qytetarët duke i marrë meritat mbi vete. Ata duhet të kujtojnë vuatjet e nënave dhe motrave të cilat u tërhoqën zvarrë nga policia maqedonase.”

Për deri sa në qeverinë e Maqedonisë pjesë e saj ishte BDI me funksione të rëndësishme shtetërore si: zv.kryeministra, ministra, dhe zv.ministra për punë të mbrendshme kjo ndodhi para tyre duke u pajtuar heshturazi për rastin në fjalë.

Comments

comments